Ermira Mehmeti komenton rastin “Monstra”

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti sot në Parlament mes tjerash ka komentuar edhe gjykimin për rastin ‘Monstra’, duke thënë se gjyqësori ka nevojë për reformim mental.

“Gjyqesori ka nevoje për reformim te plote normativ dhe mental te ketij pushteti, i cili duhet te kete rolin e rregullatorit, mbikqyrësit dhe rojtarit te te drejtave te njeriut.

Rasti i ashtuquajtur ‘Monstra’, i cili vazhdon te ndiqet me shume kontroversitet dhe pakenaqesi qytetare, kam kerkuar publikisht qe Keshilli i Prokuroreve ta ftoje dhe te kerkoje pergjigje nga Prokurorja Geshkovska lidhur me fjalimin e saj ne permbyllje te procesit gjyqesor.

Detyre e jona si klase politike eshte qe te sigurojme qe gjykatat te ndjehen mjaftueshem te pavarura nga ndikimi politik per te marre vendime ne procese te ndjeshme gjyqesore. Ne duhet te shqetesohemi per faktin se Avokati i Popullit konstaton se qytetaret vazhdojne te kene ndjenjen se nuk kane qasje te barabarte tek drejtesia dhe jane te bindur se shpeshhere vendimet gjyqesore jane rezultat i sjelljes korruptive te gjykatesve, cfare ben qe qytetaret te vazhdojne te kene ndjenjen e fuqishme te mosbesimit tek organet e gjyqesise.

Nese pjesetaret e komunitetit te diskriminuar – shqiptaret, ndjehen te zhgenjyer me gjyqesorin dhe shprehin publikisht revolten e tyre, ne duhet te kerkojme nga gjykatat qe ne procedure, sidomos ne fazen provuese, do ta verifikojne gjendjen faktike, ne menyre qe te bindin edhe palet, por edhe publikun ne vertetesine e akuzes. Vetem keshtu mund te sigurohet sigurimi juridik dhe besueshmeria qytetare tek gjykatat dhe proceset gjyqesore”, komentoi sot Mehmeti.

Pakënaqësia nga mos-reagimi i faktorit shqiptar në Qeveri, BDI në lidhje me rastet e montuara gjyqësore që dyshohet të jetë edhe ky, kanë ngritur në këmbë qytetarët që do të protestojnë të premten.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. kjo eshte nje hipokrizi. a ka najkush me ia ndal gojen kesaj Goce , se eshte duke na mbytur krejt me injoranca .
    NE DYHET TE SHQETSOHEMI ME NJEREZ SI TI QE NA PERFAQESON DHE NA QESHE NE FYTYRE.
    NUK DI CFAR TE TE THEM MOJ ….

Back to top button