Dokumenti Top-Secret, Shqipëria mes 193 shteteve të përgjuara nga NSA

Agjensia kombëtare e Sigurisë në SHBA ka përgjuar edhe qeverinë shqiptare. Vendi ynë është i listuar mes 193 shteteve në një dokument të klasifikuar top-sekret, të publikuar nga gazeta amerikane “Washington Post”.

Dokumenti në fjalë besohet se është siguruar nga nën-kontraktori i NSA, Eduard Snouden, dhe tregon se cilat janë 193 shtetet, ku NSA-ja mund të kryejë përgjime të telefonatave por edhe të e-maileve.

Siç shihet në këtë document në listën bazuar në rendin alfabetik, Shqipëria renditet e dyta mes një numri të madh mes 193 vendesh.

Lista në fjalë nuk përfshin Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, shtete këto që bashkë me SHBA cilësohen si “5 sytë”
Sipas këtyre dokumentave NSA ishte e autorizuar të përgjonte edhe mbi 20 organizata, duke përfshirë këtu edhe institucionet e mëdha si Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Europian etj, transmeton OraNews.

Rreth një vit më parë, ish-kontraktori i Agjencisë Amerikane të Sigurisë, Snoëden publikoi mijëra dokumente sekrete, sipas të cilave SHBA-të kanë kryer ndër vite përgjime, mes të cilave edhe të qeveritarëve e liderve botërore, institucioneve më të larta politike e financiare, duke shkaktuar një ftohje mes Amerikës dhe pjesës tjetër të botës. Nga ajo kohë, ish tekniku i CIA-s dhe NSA-së, akuzohet nga SHBA-të për spiunazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button