Togo e njeh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook dhe Twitter ka bërë të ditur se shteti afrikan Togo e ka njohur Kosovën, duke u bërë kështu shteti i 107 që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e ministrit Hoxhaj në Facebook:

“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falenderime. Urime qytetarëve të Kosovës. EHoxhaj”, (sic) ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Togo ndodhet në perëndimore të Afrikës dhe në pjesë jugore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik. Kufirit tokësor i Togos përshkohet nga kufiri në veri me Burkina Fasonë,në lindje me Beninin, në perëndim me Ganën.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button