Jay Z tradhëton Beyonce?

Cilësohen si një ndër çiftet më të pasur dhe më me influencë në botë, por mes tyre jo gjithçka është perfekte.

Prej javësh përflitet për një krisje të madhe në martesën mes Beyonce dhe Jay Z. Zërat u përforcuan akoma më shumë në momentin e shpërndarjes së videos së zënkës mes Jay Z dhe motrës së bashkëshortes së tij.

Pamjet janë kaptur nga një kamera sigurie në një ashensor. U përfol se motra e Beyonce godet disa herë rreperin duke e akuzuar për tradhëti ndaj Beyonce.

Por vetë çifti do të deklaronte më pas se arsyeja e zënkës nuk kishte të bënte me tradhëtinë e Jay Z. Deklarata qetësoi përkohësisht fansat e tyre, por së fundmi është vetë Beyonce që i hedh benzinë zjarrit.

Gjatë performancës së saj të shtunën në Ohajo në vijim të turit “On The Run” Beyonce u shfaq në skenë me një velo nuserie dhe ndryshoi aty për aty tekstin e njërës prej baladave të saj, duke e lidhur gjithnjë e më shumë me veten.

Fraza i referehej kohëzgjatjes së një lidhjeje. Në tekstin origjinal vitet ishin gjashtë, por Beyonce e ndryshoi duke thënë 12, aq sa vite ka edhe udhëtimi i saj në krah të Jay Z. Për fansat e këngëtares gjithcka është mëse e qartë; Jay Z e ka tradhëtuar dhe pyetja që ngrihet tashmë është se me kë?

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara flasin për një tjetër këngëtare. Mya, 34-vjeçarja e cila ka bashkëpunuar fillimisht me rreperin që në vitin 2000, madje thuhet se së fundmi Jay Z po e ndihmon në karrierën e saj edhe duke i dhënë shuma të konsiderueshme parash.

Për momentin gjithcka mbetet në kuadrin e hipotezave dhe askush, qoftë Jay Z, qoftë këngëtarja Mya nuk kanë reaguar deri më tani.  (TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button