Nesër nis ndërtimi i Autostradës 600 milionëshe, Prishtinë-Hani i Elezit

Zyra e kryeministrit në largim ka njoftuar se nesër nisin punimet për ndërtimin e Austostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, punimet do të nisin në fshatin Uglar, afër Fushë Kosovës, te nyja lidhëse e Autostradës së Kombit me fillimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, duke filluar në orën 11:00.

Ceremonia e fillimit të punimeve të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit,“Rruga 6″, mbahet nën patronatin e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ndryshe, ndërtimin e autostradës do ta bëjë kompania Bektel-Enka.

Lajme të ngjashme

Back to top button