“Ekstaza” e BDI-së për Rafis Alitin, diletantizëm apo marketing primitiv?

Kolegët e Rafis Alitit, bashkëpartiak të kolltuqeve parlamentare, janë shprehur të entuziazmuar për arritjen e një ish komandanti të UÇK-së në nivelin e nënkryetarit të Parlamentit. Kjo është identifikuar edhe si një arritje e demokracisë në Maqedoni.

Xhevat Ademi u shpreh se fakti që për nënkryetar zgjidhet një ish komandant dhe një ish rebel, flet për arritjen e nivelit të demokracisë në Maqedoni.

Dilemat që sjellin analistët, shtrojnë çështjen e një marketingu të shëmtuar politik të BDI-së, apo shprehjen e limiteve maksimale që mund të arrijë një  ish komandant i UÇK-së, për të arritur deri në nivelin shpërfillës të një nënkryetari Parlamenti.

Demiri: Deklaratat e Ademit, diletantizëm i egër politik

Analisti, Alajdin Demiri, thotë për Portalb se deklarata e Xhevat Ademit, deputet aktual, për nënkryetarin e ardhshëm të Kuvendit të Maqedonisë, paraqet një papjekuri dhe diletantizëm të egër politik për qëllime të pakuptimta, por sipas llogarisë së Xhevatit duhet të jetë marketing për BDI-në.

Demiri vlerëson se ky lloj marketingu është ekstrem, primitive bile edhe ofendues për personalitetin e “Komandant msusit”, por edhe shpërbërës për UÇK-në.

Proverba popullore, “mos ja bën tjetrit atë që nuk do të ta bëjnë ty”,  sipas Alajdin Demirit në këtë rast plotësisht identifikohet me humbjen e busullës së BDI-së në tërësi, kuptimin e politik bërjes dhe kapacitetin e ulët politik që të parët e kësaj partie posedojnë.” thotë ai.

Gashi:  Maskimi me kapelë që i bëhet postit të nënkryetarit është ofendim

Afrim Gashi,  thotë se  prononcimi i Ademit më së miri shpjegohet përmes thënies së vjetër shqiptare: “Nuk po m’vjen inati që po më rren, po m’vjen inati që po mendon se po t’besoj”

“Xhevat Ademi ka thënë të vërtetën, jam plotësisht dakord me atë që ai ka thënë. Sepse vërtet zgjedhja e Rafis Alitit – Msusit dhe të Antonio Milloshoskit për nënkryetar Kuvendi flet shumë për nivelin e demokracisë në Maqedoni. Kjo flet shumë gjithsesi, por jo për të mirë siç po duan ta shesin këtë hap të turpshëm. E vërteta është se niveli i demokracisë në Maqedoni është shumë i ulët dhe zgjedhja e tyre në këto poste nuk është tregues i nivelit të demokracisë, por është tregues i dominimit maqedonas mbi atë shqiptar dhe gjithashtu është tregues i servilizimit, inferioritetit dhe vasalizmit shqiptar ndaj atij maqedonas”, thotë Afrim Gashi për Portalb.

Gashi shton se maskimi me kapelë që i bëhet postit të nënkryetarit, gjoja se aty tash është krahu i luftës dhe ne shqiptarët duhet të flemë të qetë, është një ofendim i llojit të vet, që na bëhet neve shqiptarëve.

“Dy gishtat lart që kanë ngritur shqiptarët në Kuvend për të zgjedhur Milloshoskin nënkryetar Kuvendi, janë dy gishta kundër arsimit shqip dhe dy gishta kundër NATO-s, sepse asnjë personalitet politik në Maqedoni nuk përfaqëson më shumë antishqiptarizmin dhe i anti-integrimin në NATO se sa vetë Antonio Milloshoski”, thotë Afrim Gashi.

Pronocimi i këtillë në Kuvend nuk shfaq asgjë tjetër, pos një tentativë për ta mbuluar turpin dhe ofendimin që po na bëhet neve shqiptarëve, duke votuar politikan antishqiptar, siç është Antonio Milloshoski, por edhe politikanin e stërharxhuar shqiptar “msusin”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Rafiz Aliti ka qene shok i ngusht i Abdurrahman Alitit , dhe eshte shok i ngusht i Naser Ziberit dh Ismet Ramadanit.
    Dua te them se njeriu eshte i njohtur me prejardhjen e veprimtarise se tij politike dhe asaj tjetres qe ne i thuajm:
    \E DIM MIR SE KUSH ESHTE DHE PREJ NGA NA VJEN AI DHE ME CFARE DETYRE ESHTE I NGARKUAR AI.

Back to top button