Sarkozy rrezikon 10 vjet burg dhe 500 mijë euro gjobë

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozyi mund të dënohet me 10 vjet burg dhe 500 mijë euro gjobë nëse i vërtetohen akuzat për korrupsion apo për ndërhyrje në hetim. Politikani i qendrës së djathtë është zyrtarisht nën hetim në lidhje me akuzat për mitmarrje ndërsa mbrëmjen e djeshme u lirua nga paraburgimi.

Çështja ka të bëjë me lidhjet e Sarkozys, dhe ish diktatorit të ndjerë libian Moammar Gadafi, i cili dyshohet se ka paguar miliona euro për fushatën presidenciale të zotit Sarkozy në vitin 2007.

Ish kreu i shtetit u paraqit përpara gjykatës në Paris mbrëmjen e 1 korrikut pas 15 orësh marrje në pyetje nga policia anti-korrupsion.

Ky është rasti i parë që një ish-zyrtar i lartë i shtetit francez mbahet nën arrest nga policia. Për të njëjtat akuza u mbajtën nën kujdestari nga policia edhe avokati i tij, Terri Herzog dhe gjykatësi Gilbert Azibert.

Lajme të ngjashme

Back to top button