Musa Xhaferi i prezanton ambasadorit polak prioritetet e qeverisë së re

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi sot ka realizuar takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanoëski.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet në mes Polonisë dhe Maqedonisë janë të mira dhe se në mes dy vendeve ka potencial për thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në ekonomi, kulturë, arsim…

Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe ambasadori Multanoëski biseduan për situatën politike në vend dhe rajon, proceset integruese dhe në veçanti për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori polak shprehi interesim për dinamikën e implementimit të këtij dokumenti paqësor, duke u përqendruar në marrëdhëniet ndëretnike si një nga shtyllat kryesore të MO-së.

Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe ambasadori Multanoëski konstatuan se marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme për një shoqëri shumetnike dhe se në zhvillimin e tyre nevojitet dialogu ndërshoqëror.

“Me krijimin e dialogut dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit në mes komuniteteve tejkalohet gjuha e urrejtjes”, theksuan bashkëbiseduesit. Zëvendëskryeministri Xhaferi,  theksoi se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me integrimin e vendit në NATO dhe BE dhe zhvillimin ekonomikë janë disa nga prioritetet në Programin për punën e qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Back to top button