Receta për iftar: Pite me spanaq

Tani keni mundësi edhe në Portalb të lexoni receta gatimi, gjithashtu edhe ju mund të jeni pjesë e kësaj duke na shkruar recetat e tuaja të gatimit.

Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar tek ne. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në tryezat tona.

Përbërësit:

 

        1. Brumi:

  • 1 kg miell
  • 500ml ujë (dy gota e gjysmë)
  • 200g. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të përziera)
  • 1 lugë (gjelleje) kripë

        2. Yçi (mbushje):

  • 1kg spanaq
  • 100g djath
  • 5 lugë (gjelleje) kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë 
  • 1 lugë (gjelleje) kripë
Pite me spinaq
Pite me spinaq

Udhëzimet:

 

Ujit me kripë ia shtojmë miellin (së pari afër 600gr pastaj duke i shtuar nga pak derisa të fitojmë brum homogjen, (mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vezës, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.

Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me tëhollues. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë,  i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë brendesinë ( përzierjen e spanaqit të grirë  dhe kryposur, djathin,vezën,  kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Lajme të ngjashme

Back to top button