Ademi: Pritet të sigurohen leje për punësime të reja në USHT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në lëshimin solemn në përdorim të dy laboratorëve të rinj për patologji dhe stomatologji, të instaluar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në këtë vizitë të parë në USHT, ministri Ademi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të mbështes projektet për zhvillimin e këtij universiteti.

“Sot jam në vizitën e parë zyrtare në Universitetit shtetëror të Tetovës, ku lëshuam në përdorim laboratorët për patologji dhe stomatologji. Deri tani Qeveria e Republikës së Maqedonisë, investoi 750.000 euro në laboratorët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa për këta dy laboratorë vet universiteti investoi afro 200.000 euro“, deklaroi ministri Ademi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, lidhur me punësime të reja në universitetet shtetërore, ministri Ademi theksoi se pritet që deri në fund të vitit, të sigurohen leje për punësime të reja në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button