Barroso: Do të jetë gabim nëse ua kthejmë shpinën vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso ka deklaruar se nuk duhet t’u “kthehet shpina” vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paraprakisht Zhoze Manuel Barroso, mandati i të cilit është në fund, përkujtoi se në vitin 2004 BE-ja numëronte 15 vende anëtare, sot dhjetë vite më vonë ato janë dyfish më shumë – 28 vende anëtare.

Barroso posaçërisht insistoi se zgjerimi dhe bashkimi i kontinentit evropian është një prej “arritjeve më të mëdha dhe të jashtëzakonshme të BE-së”.

“Do të jetë gabim i madh nëse ua kthejmë shpinën vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të jetë gabim nëse i mbyllim kufijtë tanë. E pashë avancimin në këto vende, si gjatë vizitës time të fundit në Shqipëri, se pse nuk duhet t’ua kthejmë shpinën dhe të mbyllemi”, porositi Barroso nga Strasburgu, duke folur rreth të arriturave gjatë kryesimit grek me Bashkimin Evropian.

“Madje ai theksoi nëse duhet të respektohet marrëveshja me vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se e kundërta do të jetë e papërgjegjshme, por këto vende duhet paraprakisht t’i përmbushin kushtet”, tha Barroso.

Përndryshe kryeministri grek Andonis Samaras në bilancin e tij si arritje i prezantoi progresin e Shqipërisë dhe Serbisë, duke e përmendur Turqinë, por duke e harruar Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button