Benzema para çdo ndeshje dëgjon Kuran (Video)

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema ka zbuluar një ritual që bën para çdo ndeshje futbollistike që luan.

Për të qenë sa më i qetë para ndeshjeve Benzema tha se çdo herë dëgjon Kur’anin e shenjtë.

“30 minuta para se të fillojë ndeshja, unë kyçem në dhomën e zhveshjes, vendos kufjet në vesh dhe dëgjoj Kur’anin e shenjtë. Diçka e tillë më bën të ndjehem shumë i qetë përpara fillimit të takimit”, ishin fjalët e francezit.

Disa media franceze kanë njoftuar se në ndeshjen e fundit që Franca luajti me Nigerinë (2:0), Benzema ishte agjërushëm. Benzeman e kishin përcjellur disa afera të ndryshme, por që së fundi ai i është përkushtuar më shumë fesë, ndërsa ka ndihmuar financiarisht edhe në ndërtimin e disa xhamive.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button