FNDJ për “Monstrën”: Dënim është marrë me motive politike, e jo gjyqësore

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni (FNDJ), është skandalizuar me dënimet drakoniane që shqiptoi Gjykata e Shkupit, ndaj 6 shqiptarëve, të cilët u akuzuan në procesin e ashtuquajtur “Monstra”, rreth vrasjes së 5 të rinjve maqedonas në Smillkovci të Shkupit, dy vjet më parë.

“Konsiderojmë se ky dënim është marrë me motive politike, e jo gjyqësore, meqë për asnjërin nga të akuzuarit, gjykata nuk ka pasur dëshmi bindëse, veç deklaratave të nxjerra me dhunë nga organet e hetuesisë.

Ky dënim është krejt identik me dënimet e rastit të Sopotit, bombave të Kumanovës, etj., të cilat më vonë u vërtetuan se janë dhënë dënime pa dëshmi.

FNDNJ kërkon urgjentisht kyçjen e mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, gjatë vazhdimit të procesit gjyqësor për rastin ‘Monstra’, në gjykatat e Apelit dhe atë Supreme të Maqedonisë, për të pasur një gjykim korrekt dhe pa paragjykime”, kanë thënë nga ky Forum me kryetar të sajin, Idriz Sinani.

Lajme të ngjashme

Back to top button