Në Tetovë do të vendoset regjimi i ndalesës së automjeteve në disa rrugë

Komuna e Tetovës, njofton qytetarët se prej sot 02.07.2014 e deri më 31.08.2014, nga ora 19:00 deri me ora 01:00 pas mesnate, në një pjesë të bulevardit Ilirija, gjegjësisht duke filluar nga qarku rrethor i rrugës Jane Sandanski e deri tek qarku rrethor me rrugën Blagoja Toska (tek Agro Kalishta), do të aplikohet regjimi i ndalesës së qarkullimit për të gjitha automjetet me përjashtim policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit.

Kjo masë aplikohet me qëllim që të ruhet siguria e qytetareve, duke ju mundësuar këmbësorëve qarkullim të lirshëm në këtë periudhë të vitit kur pritet një fluks më i madh i qytetarëve në këtë pjesë qendrore të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button