fbpx

Francë, Sarkozy tashmë nën hetim

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi është zyrtarisht nën hetim për korrupsion. Lajmi është bërë i ditur gjatë orëve të para të ditës së mërkurë. Ndërsa të martën në mbrëmje janë vënën nën hetim edhe avokati i tij Thierry Herzog dhe Gilbert Azibert, një gjykatës i lartë.

Sipas ligjit, të dyshuarit për çështje penale mund të mbahen në paraburgim për 48 orë dhe më pas mund të lihen të lirë ose mbi ta mund të ngrihen akuzat.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse Sarkozy, që drejtoi Francën nga viti 2007 në 2012, i kishte premtuar një rol prestigjioz në Monako një gjyqtari të nivelit të lartë në këmbim të informacioneve mbi çështjen e hapur ndaj tij.

Sarkozy, i cili u lirua gjatë orëve të natës, ka mohuar akuzat se fushata e tij zgjedhore është financuar pjesërisht nga ish-diktatori libian Muamar Gadafi.

Zhvillimet e fundit shihen si një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Sarkozy për të marrë pjesë në garën presidenciale të vitit 2017. Ai u ndalua mëngjesin e së martës, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia në Nanterr.

Paraardhësi i tij, Jacques Chirac, mori një dënim të pezulluar me burg në vitin 2011, për përvetësim parash dhe shkelje të tjera gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close