Agjenda e muslimanit gjatë Ramazanit (pjesa II)

AGJENDA E MUSLIMANIT GJATË RAMAZANIT -2-

Pjesa e dytë:

1- Shtimi i kërkim faljes “istigfarit” gjatë ditës dhe natës me shpresë se mund të na godasë ndonjë dhunti që na gëzon deri në ditën e gjykimit.

2- Falënderimi i Allahut për dhuntinë e: fesë, mendjes, shëndetit, familjes, mbulimit, dhe rrizkut.

3- Vizita e të sëmurëve.

4- Shtimi i lëmoshave dhe bamirësia ndaj të varfërve.

5- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut.

6- Buzëqeshja: të jetë ajo përshëndetje për njerëzit, sepse vërtetë është kapar i dashurisë dhe njoftim për vëllezëritт, por njëherit është edhe sadaka-lemoshë e pranuar.

7- Itikafi në dhjetë netët e fundit të ramazanit në xhami.

8- Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendesh, lexuar , dëgjuar dhe medituar.

9- Prezentimi në ligjërata, këshilla, të përfituarit prej tyre, mandej përcjellja e asaj që keni mësuar tek të tjerët.

10- Angazhimi i fëmijëve në aktivitetet e ramazanit është edukatë për ata që ta duan këtë muaj të shenjtë.

11- Përpjekja dhe angazhimi për ta përfunduar leximin e Kur’anit më shumë se një herë brenda ramazanit.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

Lexo KËTU pjesën e parë

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button