Berisha kthehet të premten, lëndimi e kaluar

Sedat Berisha në ndeshjen e djeshme ndaj Zimbru ka treguar një lojë shumë të fortë dhe të mirë, duke treguar se ka merituar të jetë pjesë e një Shkëndije evropiane dhe të fortë. Ai gjatë 34 minutave sa luajti, ishte shtyllë e mbrojtjes së tetovarevë, por në një duel ajror me një nga futbollistët kundërshtar nga Moldavia, Berisha mori një lëndim të fortë në brinjë, që në shikim të parë u duk të jetë shumë serioz.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe Berisha me ambulancën e ndihmës së shpejtë u dergua për në spital, ku mjekët konstatuan se ai ka një goditje në brinj, por që nuk ka shkaktuar asnjë frakturë e as nuk ka të shtypur brinjët.

Sedat Berisha  duke u dërguar në spital
Sedat Berisha duke u dërguar në spital

“Ishte moment i vështirë pasi që mbeta pa frymëmarrje dhe nuk arrija të dijë nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim më të rëndë. Por me intervenimin e shpejt të mjekëve dhe pastaj kontrolleve në spital, mësova se nuk bëhet fjalë për lëndim të rëndë, që më lehtësoj situatën”, ka thënë për Portalb Berisha.

Sipas stafit mjekësor Berisha që nga e premtja mundë të vazhdojë me stërvitje të rregullta dhe normale pa ndonjë kufizim, ndërsa trajneri Ferencina mundë të planifikojë që ta ketë berishën përsëri në repartin mbrojtës për ndeshjen kthyese që do të luhet me 10 korrik në Chisinau. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button