Neziri, paralajmëron projekte për mbrojtjen e konsumatorëve

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në konferencën e sotme për shtyp ka paralajmëruar projektin e ri nga fusha e mbrojtjes së konsumatorëve, të cilin Ministria e Ekonomisë do ta realizoj në bashkëpunim me delegacionin e Unionit Evropian, të titulluar “Harmonizimi i legjislaturës dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve”.

“Me qëllim të mbrojtjes më efikase të konsumatorëve, vendosjes së mekanizmave funksional për bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe për krijimin e kornizës juridike për mbrojtjen e konsumatorëve, fillojmë me projektin në vlerë prej 1.330.000 eurosh, mjete nga IPA Fondet, në bashkëfinancim me buxhetin e Republikës së Maqedonisë prej 10 për qind”, theksoi Neziri.

Pjesa e parë e projektit është në vlerë prej 700.000 eurosh dhe ka për qëllim harmonizimin e tërësishëm të legjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së, përforcimine kapaciteteve institucionale dhe teknike për zgjidhjen efikase të çështjeve të konsumatorëve në vend, ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e konsumatorëve, duke përfshirë edhe informimin evazhdueshëm të konsumatorëve për sigurinë e prodhimeve.

Pjesa e dytë e projektit është marrëveshje për mjete grand në vlerë prej 630.000 eurosh, e dedikuar për përforcimin e sektorit joqeveritar, përkatësisht është i dedikuar për Organizatat joqeveritare nga fusha e mbrojtjes së konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button