Shaqiri në reklamën Volkswagen, përmend Kosovën (Video)

Ai në asnjë moment nuk mund ta harroj origjinë e tij, atdheun e tij. Ky është Xherdan Shaqiri, i cili sërish nuk ka harruar ta përmend Kosovën.

Në reklamën për kompaninë ‘Volkswagen’, atij i paraqiten shumë pyetje.

Ndërsa, një pyetje thotë: ”Ku pëlqeni ti kaloni pushimet?”.

Ai përgjigjet: ”Në Kosovë… dhe në Spanjë”.

Ndër tjera ai pyetet për lojtarin më të mirë dhe portjerin më të mirë, ku ai përgjigjet për Maradonan respektivisht Diego Benaglion.

Gjithashtu ai pyetet për ushqimin e preferuar, e që ai e pëlqen kuzhinën e mamasë së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button