Daffy e Ledri, për 24 orë më shumë se 100 mijë klikime

Edhe pse ende nuk janë bërë 24 orë nga publikimi i videoklipit të këngës ‘Got ur back’ e cila erdh në bashkëpunim nga dy artistë të njohur si Ledri Vula e Dafina Zeqiri, duket se kjo këngë do të jetë një hit.

Kjo duke u bazuar se videoklipi i këngës vetëm në orët e para të publikimit ka arritur të rrëmbejë më shuam se 100 mijë klikime. E pos kësaj, pëlqimi nga fansat e dy këngëtarëve mund të vërehet edhe nga komentet e mira që në numër të madh janë lënë poshtë videos së publikuar në kanalin muzikorë ‘Youtube’.

Ndonëse tani erdhën me projektin e ri, të dy emrat e njohur të skenës sonë kanë theksuar se do të sjellin shumë risi për fansat e tyre. Sidoqoftë mbetet të pritet çfarë do të jetë risia e radhës nga këta dy këngëtarë shumë të dashur nga publiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button