Deputetët zgjodhën Rafiz Halitin dhe Antonio Milloshoskin për nënkryetar të Kuvendit

Me 74 vota pro dhe asnjë kundër deputetët zgjodhën për nënkryetar të Kuvendit Rafiz Halitin dhe Antonio Milloshoskin. Vendi i tretë mbetet i rezervuar për partinë më të madhe opozitare e cila bojkoton punën e Kuvendit. Ndryshe gjatë fjalimit deputeti i BDI-së Xhevat Ademi u shpreh se fakti që për nënkryetar zgjedhet një ish komandant dhe një ish rebel, flet për nivelin e demokracisë në Maqedoni.

Derisa Amdi Bajram, propozoi që posti i nënkryetarit të tretë tij ndahet ndonjë partie tjetër opozitare, duke përmendur kështu PDSH-në. Sipas tij nuk mund të pritet në pafundësi kthimi i opozitës në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button