Dardhishta i thotë jo Parlamentit, do të mbajë postin e drejtoreshës

Deputetja e BDI-së Shkodrane Dardhishta ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Nga BDI deklarojnë për Portalb se Shkodrane Dardhishta-Zenuni do të vazhdoj të mbaj postin e drejtoreshës në I.P. “Shërbimet e përbashkëta për nevojat e klinikave”, post që e ka mbajtur edhe në mandatin e kaluar qeverisës.

Vendin e saj duhet ta merr kandidatja e radhës femër në njësinë zgjedhore numër 2, që rezulton të jetë Kaltrina Azizi.

Ndërkohë, Parlamenti i Maqedonisë ka verifikuar mandatet edhe të nëntë deputetëve të rinj të cilët erdhën në vendet e ministrave dhe të kryeministrit dhe të atyre të cilët dhanë dorëheqje.

Deputetë të rinj janë Alil Ibraimi, Andon Çibishev, Svetllana Jakimovska, Marija Angellova, Gjorgji Koxhobashiev, Bllagorodna Bojaxhieva, Dragan Danev dhe Jasmina Damçevska, Musa Ibrahimi…

Deputetët e votuan nevojën për miratim me procedurë të shkurtuar për propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Poqese kjo doreheqje ka te bej me pakenaqesin e saj ndaj politikes aktuale te Bdi, atehere kjo Zonje u tregua shume shume e Madhe ne moral dhe dinjitet. Por, poqese eshte nje loje per punet e pista te skenuara te Bdi , atehere ajo duhet te jet me e keqe se gjyqtaret e monstres.!?
    Tani per tani BRAVO TE QOFTE ZONJE E NDERUAR!

Back to top button