Ejupi me sukses i kaloi testet mjekësore

Muzafer Ejupi i cili së fundit është larguar nga Horizont Turnova për në ekipin Sonka Junajted të Tajlandës, ka kaluar dhe kontrollimet mjekësore, ndërsa kontrata e Ejupit me tajlandezët është një vjeçare.

Ejupi është futbollisti i katërt nga Maqedonia që do të luajë në Ligën e Parë të Tajlandës, pas Mario Gjurovskit, Darko Tasevskit dhe Mirçe Manevskit.

Për kalimin e Ejupit për në Tajlandë ka ndërmjetësuar menaxheri Aleksandar Bajevski. Ekipi i ri i Ejupit për momentin është në pozitë të palakmueshme, ku nga 20 ekipe, mban pozitën e 16 me 22 pikë që nuk i garanton ekzistencën në ligën më të mirë, por deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe besohet se bomberi shqiptar nga Shkupi mundë të jetë ndihmë e madhe në sigurimin e mbijetesës së klubit Sonka Junajted. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button