Messi: Fituam me shumë fat

Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pas kualifikimit të Argjentinës për në çerekfinale. Numri 10 i skuadrës së drejtuar nga Sabeja e pranon se dje fitorja erdhi me shumë fat dhe se Argjentina gaboi shumë.

“Ne bëmë shumë gabime në fushë dhe kjo ishte më se e dukshme. Ishim të ngadaltë dhe konfuzë në aksionet sulmuese. Ndoshta e vetmja gjë që bëmë mirë qe mbrojtja, por edhe në këtë rast mendoj se kjo është relative, sepse Zvicra më shumë u mbrojt se sa sulmoi”, deklaroi Messi.

“Ne e dinim që do të ishte e vështirë, sepse në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të lehtë, por s’e kisha menduar se do të vuanim kaq shumë. Fituam me fat. Me shumë fat… Ne bëmë disa gabime që mund të na kishin nxjerrë nga Botërori. Nëse përballë do të kishim pasur një skuadër më cinike në sulm, ndoshta nuk do të flisnim kështu tani. Duhet të bëjmë disa ndryshime, sepse dje ne kishim Zotin në anën tonë, por jo gjithnjë mund të shpresojmë të kalojmë kështu”, deklaroi ylli argjentinas duke “thumbuar” sërish trajnerin Alejandro Sabella për skemën dhe taktikën që përdor.

Lajme të ngjashme

Back to top button