SHGM: Qeveria në mënyrë të heshtur përgatit ndryshime të ligjeve për media

SHGM ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që me procedurë të shkurtuar propozon ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbimet mediale, audio dhe audio vizuale të cilët sot janë në rend të ditës në seancën parlamentare.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani ka shprehur pakënaqësi për atë si qeveria i ndryshon ligjet për media, në mënyrë jo transparente dhe pa ndonjë arsye serioze. Ai theksoi se në asnjë vend demokratik ligjet për media nuk sillen pa debat publik dhe pa praninë  opozitës në Parlament.

“Me një sjellje të këtillë të qeverisë që është në kundërshtim me standardet dhe praktikat evropiane, nuk mund të përmirësohet edhe ashtu imazhi i dëmtuar i shtetit në botë për shkak të mos respektimit të lirisë së shprehjes në media. Për rënien dramatike të Maqedonisë në rang listat për lirinë e mediave, qeveria nuk duhet të kërkojë përgjegjësinë tek të tjerët, por të kuptojë se me sjelljen e saj në masë të madhe kontribuon në gjendjen e këtillë në media.  Apelojmë që qeveria t’i tërheq nga procedura parlamentare ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale dhe tu jap hapësirë mediave që prononcohen”, tha kryetari i SHGM-së,  Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button