fbpx

TM: Zvërlevski, marionetë në duart e mafias

Vendimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski për të mos filluar hetimet për rastin “Makedonska banka” rrumbullakon  gjendjen e “zombi- shtetit”, në të cilin ekzistojnë ligje, procedura të cilat janë në gjendje të vdekjes klinike.

“Shpjegimi i tij tragjike – komik për hedhjen poshtë të padisë do të mbetet gur-themel për gjeneratat e reja të cilat duhet të mësojnë të kuptojnë  kur institucionet e mbysin shtetin e drejtë. Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Nikolla Gruevski, si udhëheqës i qeverisë së koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, filloi të jetë shumë i sjellshëm dhe të paraqet veten si kryeministër që kujdeset për nivelet e varfra të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në raportin më të ri të “Transparencë Maqedoni”..

Në raportin e tyre thuhet se me kontinuitet dalin në sipërfaqe një varg anomalish dhe parregullsi në funksionimin e Qytetit të Shkupit, si dhe të ndërmarrjeve publike të cilat formohen nga Qyteti dhe janë nën kompetenca të tyre.

“Shumica në Qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI, në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, pa kurrfarë diskutimesh më të gjata nga ana e tyre, dhe ndoshta edhe pa u analizuar ose ndoshta edhe vetëm të lexohen dokumentet për të cilat diskutohej, pa marrë parasysh pasojat, votuan të gjitha pikat që ishin në rend dite për atë seancë.

Disa prej pikave ishin të përmbajtje të dyshimtë dhe lënë hapësirë për dyshime në lidhje me mundësinë korruptive: Projekti ‘Rrota panoramike’, projekti ‘Luna Park’ dhe borxhet kontroverse të NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’”, thuhet në një pjesë të raportit.

“Me mos respektimin e  interesave shtetërore dhe të drejtësisë, Zvërlevski do të mund të qëndrojë në atë funksion edhe më tej, por opinioni ka arsye të forta të dyshojë se ai do të mbetet vetëm marionetë në duart e mafias”, thuhet në komunikatën e TM.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close