Xhemaili dridhi Argjentinën (Video)

Fernando Gago pranoi se iu drodhën gjunjët kur topi i gjuajtur me kokë nga Blerim Xhemajli u përplas në shtyllë.
“Argjentina e meritoi fitoren, sepse ne bëmë shumë më tepër se sa kundërshtarët që në shumicën e kohës u mbrojtën me 11 vetë, u shpreh Gago
“Sigurisht, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti që Zvicra nuk u dorëzua në ato pak minuta që pati në dispozicion. Zakonisht skuadrave u ndodh që të pësojnë shok psikologjik, pasi ndëshkohen me gol në atë fraksion loje, por ata jo vetëm që qëndruan të fortë, por për pak edhe na barazuan. Dua të jem i sinqertë se m’u mbushën sytë me lot te gjuajtja e Xhemajlit, sepse mendova se ishte gol. Nëse do të na barazonin, mund edhe të ishim eliminuar, sepse për ne do të kishte qenë një goditje shumë e rëndë”, tha Gago.
Ish-lojtari i Realit bëri apel që skuadra të ndryshojë ritëm në ndeshjet e tjera, sepse dje rrezikoi vërtet shumë. “Duhet të bëjmë diçka ndryshe në ndeshjet e ardhshme, sepse edhe kundërshtarët do të jenë akoma më të fortë”, tha futbollisti argjentinas.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button