Ditar Ramazani-5

Meditimi në univers është një lloj adhurimi universal i shpirtit të njeriut. Njeriu detyrohet që të mendoj dhe meditoj rreth krijesave të Zotit, duke nxjerr mësime që janë të dobishme për të dhe tërë shoqërinë në tërësi. Ai nuk duhet ta mënjanoj këtë sferë të adhurimit. As që guxon të mendoj se mund të kapërceje lehtë pa kapërcyer në pragun e meditimit.

Secili njeri që është larguar nga rruga e meditimit dhe frymëzimit shpirtëror , është kapur pas devijimit. Devijimi është e kundërta e udhëzimit. Ndërsa udhëzimi dhe meditimi janë vëllezër.

Ramazani është një shans i mirë meditimi. Të shikosh popuj të ndryshëm të botës, raca të ndryshme të botës, ambiente të ndryshme gjeografike, gjuhë e kultura të ndryshme që ndjekin ritmin e njëjtë të këtij muaji. Këtë muaj e kanë shndërruar në navigator që ia vizaton rrugën deri në Xhennet. Në fund të fundit, takimi i fundit i besimtarëve është Xhenneti ( dashtë Zoti).

Allahu e urdhëron robin e tij të meditoj. T`i duhet ta kthesh gishtin edhe kah vetvetja dhe të mendosh rreth krijimit. Në çfarë forme e pozite të ka krijuar Allahu? Si erdhe në këtë botë? Nga çka u shndërrove në njeri?

Këto pyetje nuk janë pa përgjigje edhe pse bota bashkëkohore e përparuar ende nuk i ka të qarta përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ata bëjnë hulumtime e supozime të ndryshme dhe mbi baza të atyre supozimeve edhe ngrinin qëndrimet e tyre. Shpesh herë përmes atyre qëndrimeve tregojnë se sa qesharak e komik janë.

Meditimi është sfidë e zemrës. Përmes saj njeriu e ngjallë zemrën dhe e lidh me Allahun e Madhërishëm. Zemra fillon të rrah e të trokas në qiejt e botës shpirtërore duke kërkuar strehë tek dyert e pendimit.

Për të qenë gjallë dhe i përgatitur para secilës situatë, duhet që në mënyrë të gjallë të qëndrosh afër meditimit.  Sfidat dinë ta rëndojnë jetën e njeriut. Por, Allahu nuk e sprovon robin e tij përtej mundësisë së robit për ta bartur sprovën.

Popujt sprovohen vetëm me aq sa munden me bartë. Nëse mundemi me bart robërinë me shekuj, me shekuj do të robërohemi dhe nuk do të kemi mundësi të ndezim kandilat e lirisë. Nëse mundemi ta durojmë padrejtësinë që na bëjnë të tjerët, e durojmë, e mbyllim gojën dhe asnjë hap nuk bëjmë drejtë ndryshimit të gjendjes tonë për të mirë. Këtu nuk na ka faj Zoti, por vet qasja jonë ndaj problemit. Në momentin kur ne i themi stop problemeve të kësaj natyre, menjëherë do ta kemi ndihmën e Zotit deri në daljen në dritë.

Muaji Ramazan është muaj i shpresës dhe rikthimit në vetvete për të gjithë njerëzit, po edhe popujt e botës. Përderisa besimtarët e njohin veten, i kthehen esencës së tyre dhe prej saj nisin që të veprojnë edhe në sfera tjera të shoqërisë, atëherë shumë çështje të pazgjidhura do të zgjidheshin me lehtësi. Nuk do të kishte mundësi më askush të luaj me ndjenjat e miliarda popujve mysliman.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button