Sot votohet për zëvendëskryetarët e parlamentit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e shtatë, ku pritet që deputetët t’i votojnë vendimet që nënkryetarë të Parlamentit të jenë Antonio Milloshoski dhe Rafiz Aliti. Vendi i tretë i zëvendës kryetarit duhet të plotësohet nga radhët e opozitës, e cila nuk merr pjesë në punën e Kuvendit.

Në rend dite të seancës janë verifikimet e mandateve të deputetëve në Kuvend, propozim vendimet për të dërguar pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqeruajtës, ISAF në Afganistan, propozimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, si dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet mediale audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë raportet shumëvjeçare për vitin 2013 edhe atë të punës së Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektit, promovimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2013, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, të Agjencionit për Administrim, të Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave personale, të Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në skallë të dytë, të Komisionit për Mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, Komisioni shtetëror për ankesa për furnizime publike, të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, të Këshillit për Radiodifuzion në Republikën e Maqedonisë, të Agjencionit për komunikime elektronike, në NPR Radio Televizioni i Maqedonisë, të Agjencisë Postare, të Komisionit për letra me vlerë dhe të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button