fbpx

Agjenda e muslimanit gjatë Ramazanit (pjesa I)

AGJENDA E MUSLIMANIT GJATË RAMAZANIT

Pjesa e parë:

Koha e syfyrit.

1- Ngritja para agimit një orë më herët apo gjysmë ore.

2- Ngritja për ngrënien e syfyrit duke patur parasysh bereqetin e saj.

3- Abdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkim-falje ( istigfari), Allahu ka thënë: “dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. Dharijat:18

4- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit, alejhi selam.

5- Shkuarja në xhami për të falur namazin me xhemat (sa i përket meshkujve)

6- Dhikri pas namazit.

7- Lutja, namazi i duhase, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani.

8- Prej namazit të duhase deri në dreke kohe e lirë për: lexim, punë, nxënie përmendësh, lexim të ndonjë tefsiri apo libri te haditheve dhe pushim.

Pjesa e dytë: Dreka.

1- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.

2- Falja e katër suneteve para drekës dhe dy pas farzit.

3- Lutja dhe dhikri pas namazit

4- Leximi i një pjese nga Kur’ani.

Pjesa e tretë: Ikindia

1-Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.

2- Pushimi, sepse edhe trupi ynë ka hak.

3- Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma e bashkëshortes që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë.

4- Para akshamit për disa çaste të bëjmë lutje dhe të lexojmë Kur’an.

Pjesa e katërt: Akshami

1- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.

2- Ngrënia e iftarit duke filluar me hurme për ata që kanë mundësi , nëse jo atëherë me ujë duke pas qëllim me këtë pasimin e Muhamedit alejhi selam.

3- Falja e namazit të akshamit në xhami edhe pse në shumë pak vende tek ne praktikohet falja me xhemat e namazit të akshamit për fat të keq.

4- Tubimi me familjaret në sofrën e iftarit.

Pjesa e pestë: Jacia

1- Përsëritja e ezanit pas mueznit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavate Muhamedit alejhi selam.

2- Falja e namazit në xhami.

3- Falja e namazit të teravive.

4- Ndeja me familjarët.

5- Leximi i një pjese nga Kur’ani para gjumi.

6- Fjetja herët ashtu që të ketë mundësi të ngritet i freskëet për adhurim.

Përgatiti: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close