fbpx

Topalli: Në Shqipëri ka 10 “Lazarate”

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, aktualisht deputete e PD-së, ishte e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”.

Topalli foli për atentatin ndaj biznesmenit Artan Santo, të cilin e konsideroi si vrasje me qëllim të përcjelljes së një mesazhi nga persona që – sipas saj – kishin garanci e siguri.

Ish-kryetarja e Parlamentit komentoi aksionin e policisë në Lazarat, vendimin e BE-së për statusin kandidat dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike. Lidhur me këto zgjedhje, Topalli tha se procesi është i vonuar dhe duhet të mbyllet sa më parë. Ajo tha se Lulzim Basha po e drejton PD-në në një mënyrë krejt tjetër, të cilën nuk e ka parë kurrë në PD.

Ndërkaq, për aksionin në Lazarat tha: “’Lazarata’ ke të paktën 10 në Shqipëri. Unë mendoj se duhet të mbash kontrollin pa armë mbi njerëzit. Kam të drejtë të pyes: po bosët e drogës ku janë? Ke dëgjuar ndonjë emër të ndonjë bosi të drogës?”. /News24/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close