fbpx

Lituania drejton presidencën e Bashkimit Evropian

Nga sot, 1 korrik 2013, Lituania do të drejtojë Presidencën e BE-së. Për herë të parë ky vend baktik merr përsipër drejtimin e presidencës së BE-së. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ky vend do të drejtojë fatin e Bashkimin Evropian. Dhe kjo ndodh për herë të parë.

Kjo është një detyrë e madhe për një vend të vogël: Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë së saj që prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Vetëm rreth tre milionë njerëz jetojnë ende këtu – më pak se në kryeqytetin gjerman Berlin. Lituania është anëtarsuar në BE para dhjetë vitesh, ende nuk është pjesë e eurozonës dhe paguan me Lita. Lituania merr përsipër presidencën nga Irlanda, e cili konsiderohet si një ndërmjetësuese e aftë – dhe pas mandatit të saj të shtatë si presidencë me përvojë.

Prioritetet e Lituanisë
Lituana dëshiron që theksi të vihet në çështjet e energjisë, zhvillimin e rajonit të Baltikut si dhe në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së. Lituania gjithashtu angazhohet për një bashkëpunim më të ngushtë të BE-së me fqinjët e saj lindor si Ukraina, Gjeorgjia, Armenia dhe në afat të gjatë edhe Bjellorusia. Në fund të nëntorit qeveria lituaneze fton në Vilnius në një takim të nivelit të lartë vendet e të ashtuquajturit Partneriteti Lindor. Do të jetë një sukses në qoftë se këtu arrihet të nënshkruhet një marrëveshje asocimi me Ukrainën.

Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskait? është një evropiane e bindshme – për angazhimin e saj ajo sa ka fituar çmimin e Karlit të Madh dhe angazhohet për efektin e diplomacisë: “Nëse Evropa nuk arrin për të bindur këto vende për të bërë më shumë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut atëherë këto vende nuk do të bëjnë asgjë. Ne duhet t’i nxisim ato. Ne duhet t’i ndihmojmë ato”, tha ajo në një intervistë me Deutsche Welle-n. Evropa nuk duhet të lë në harresë këto vende edhe nëse kjo kërkon shumë durim.

Lajme të ngjashme

Back to top button