Shkëndija mposhti Zimbrun

Ndeshja e parë mes Shkëndijës dhe Zimbru që ështe luajtur ne kuadër të kualifikumeve në Liga Evropa ka përfunduar me rezultat 2-1.

Fillimi i ndeshjes ka qenë i barabartë dhe të dy ekipet kanë luajtur në mes fushë duke matur forcat e njëra tjetrës.

Aksionet e para me të rrezikshme Shkëndija i filloi nga minuta e 13-të, ndërsa një minutë më parë Sedat Berisha u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë.

Kanosja e parë nga Shkëndija erdhi në minutën e 28-, kur pas krosimit nga këndi Berisha kërceu lartë duke goditur topin me kokë, por mbrojtësit moldav larguan rrezikun. Pikërisht Sedat Berisha u lëndua në një duel ajror qe ne minutën e 29-, i cili u detyrua të largohet me veturën e ndihmës së shpejtë.

Kroati Vruçina kishte rastin për të shënuar në minutën e 35, i cili në momentin e fundit as nuk krosoi e as nuk pasoi. Kur luhej minuta e fundit shtesë e pjesës së parë, Bojan Vruçina nga gjuajtja e lirë shënoi për epërsi 1:0.

Në pjesën e dytë pas një minute lojë, në një aksion të shpejtë shënoi Ivan Mitrov për rezultat 2:0.

Një minutë më vonë, Jasir Selamani gaboi dy herë,  dhe më pas nga ndërhyrja e Mevlan Muratit referi akordoi penalti, të cilin e realizoi Alexandru Grossu për 2:1.

Pas pranimit të golit Shkëndija luajti me vëmendshëm duke sulmuar përmes Junior dhe Vruçina, ndërsa musafirët kërkonin qe përmes kundërsulmeve të arrij te barazimi.

Përsëri kroati Vriçina ishte shumë afër shënimit të golit në minutën e 67-të, por pasi kaloi disa futbollist të mbrojtjes, nuk arriti të finalizoj aksionin e mrekullueshëm.

Dy raste një pas një kishin moldavët në minutën e 70 dhe 71, kur mbrojtja e kuqezinjëve gaboi para portierit, por për fat të mirë, topi nuk përfundoi ne rrjetin e zbrazët.

Rastin për të shënuar e provoi Mensur Kurtishi, i cili me një goditje nga 30 metra dërgoi një “bombë” të vërtet duke goditur shtyllën. Kurtishi solli gjallëri në lojë ne minutat e fundit, ndërsa nga pankina u aktivizua edhe kosovari Astrit Fazliu për te ndihmuar sulmin kuqezi.

Deri ne fund të ndeshjes kishte edhe disa tentime për gol, por që nuk ndryshuan rezultatin, i cili për Shkëndijën edhe pse pozitiv, munde të jetë shumë i rrezikshëm për ndeshjen e kthimit.

Duhet potencuar se treshja e referëve nga Belgjika bëri shumë gabime. Ndeshja e kthimit do të luhet pas shtatë ditëve, kur Shkëndija do të jetë musafire e Zimbrus./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button