Fshati Çegran ka ngelur pa ujë, digjet instalacioni i ujësjellësit

Fshati Çegran që nga dita e djeshme ka ngelur pa ujë për pije si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti me shi dhe vetëtima. Nga rrufeja u dogj komplet instalacioni i rrymës dhe i rezervuarit në ujësjellësin e fshatit.

Ndërmarrja Publike “Higjiena”, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe elektricistët e angazhuar nga komuna e Gostivari bëjnë përpjekje që në afat sa më të shpejtë të riparojnë dëmin.

Mirëpo, për shkak të pjesëve specifike të cilat duhet të sigurohen, riparimi i dëmit mund të zgjasë deri në 48 orë. Nga NP “Higjiena”, kërkojnë mirëkuptim nga banorët e Çegranit.

Lajme të ngjashme

Back to top button