LASH-i denoncon padrejtësitë në arsim

Ulja e numrit të nxënësve maqedonas dhe rritja nga ana tjetër e numrit të mësimdhënësve maqedonas është fenomen i kamotshëm për të cilën ministria e arsimit deri më tani është treguar e shurdhër, reagojnë nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar.

Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta  thekson se ky fenomen është vetëm tek pala maqedonase, por jo edhe te shqiptarët për të cilën deri më tani është reaguar shumë herë pasi në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Sipas tij, kjo është rezultat i hapjes së drejtimeve të reja në shkollat maqedonase duke mos i zvogëluar të vjetrat ndërsa te shkollat shqipe nuk ka drejtime të reja, por zvogëlim të atyre ekzistuese. Edhe numri i nxënësve dallon dukshëm mes paraleleve maqedonase dhe shqipe kryesisht ë shkollat e përziera siç janë shkolla e mesme e mjekësisë “ Pançe Karagjozov” dhe e ekonomisë “Arseni Jovkov”, transmeton Alsat.

“Kjo është shumë e vërtetë sepse çdo vjet hapen drejtime të reja në shkollat e mesme, do të thotë kur hapet drejtim i ri atëherë bëhet financim i ri dhe punësohen mësimdhënës maqedonas dhe ai fenomen ndodh vetëm te maqedonasit sepse ata rrisin programet do të thotë drejtimet ndërsa drejtimet tjera nuk zvogëlohen, por ato mbesin si paralele por zvogëlohet numri i nxënësve… Ky është fenomen i kamotshëm por ministria vetëm se ka punësuar mësimdhënës maqedonas kurse mësimdhënës shqiptarë shumë pak dhe fare nuk ka punësuar”, tha Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH.

Sipas tij gjendja është edhe më alarmante në arsimin fillor me paralelet e kombinuara që janë  rast kryesisht te paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Në këtë drejtim ai përmendi rastin e para dy viteve në shkollën fillore “Goce Delçev” në Lisiçe si rast më absurd në gjithë botën ku u kombinuan tre klasë në një paralele.

“Shkolla me të njëjtin emër “Goce Dellçev” është  në komunën e Butelit,  fshati Lubanc, ajo shkollë ka pas në vitin 2011/12 rreth 115 nxënës në 9 paralele, pra paralelja më së shumti ka pas 15 nxënës tash nuk i kanë as 100 nxënës dhe ka drejtori dhe krejt që është mes Shkupit. Kjo nuk di si tolerohet edhe në ministri të arsimit”, deklaroi Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH.

Lajme të ngjashme

Back to top button