Aliti ka kërkuar të shqyrtohet vendimi i shkallës së parë për rastin “Monstra”

Pas Ministrit të Drejtësisë nga radhët e BDI-së në pushtet, edhe deputeti i kësaj partie Rafiz Aliti ka kërkuar që të shqyrtohet vendimi i gjykatës së shkallës së parë për rastin Monstra. Aliti tha se partia që ai përfaqëson do të angazhohet që vendimi final i Apelit të bazohet në prova dhe argumente.

“BDI-ja gjithmonë është angazhuar dhe në këtë rast do të angazhohet që të del në pah drejtësia. Kështu që mbi të gjitha kemi kërkuar nga gjykatat e vendit që vendimet të merren në bazë të argumenteve, dhe në këtë rast gjithsesi se do të kërkojmë që në bazë të argumenteve të merren vendimet gjyqësore”, u shpreh Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button