Tentim për vrasje në Kërçovë

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë për kryerje të veprës penale “tentim vrasjeje”, stacioni policor i Kërçovës kundër personit A.A. (55) nga fshati kërçovarë Strogomishte e epërme ka dorëzuar kallëzim penal. Atij i është caktuar paraburgim prej 48 orëve.

Më datë 28 të muajit të kaluar, i kallëzuari me qëllim që të vret  personin I. S. nga Zajazi ka gjuajtur dy plumba duke i shkaktuar atij lëndim të rëndë në këmbën e majtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë ku pasi që janë takuar , ka ardhur deri te grindja ndërmjet vete dhe personi A.A. ka nxjerr revolen e tipit “Crvena zastava” e kalibrit 7,65 milimetra që e ka poseduar me leje dhe ka shkrep një plumb.

Shpejt pas kësaj ai është arrestuar në stacioni policorë në Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button