fbpx

Jankullovska e shoqëruar nga Geshkovska, nuk komenton “Monstrën”

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk dëshiroi të komentonte vendimin e Gjykatës së Shkupit e cila dënoi me burg të përjetshëm 6 të akuzuarit për rastin Monstra. Jankullovska theksoi se nuk është detyrë e Ministrit të Brendshëm të komentojë vendimet e Gjykatës, ndërsa porositi edhe mediat të mos bëjnë presione dhe të mos komentojë punën e gjyqësorit.

“Puna e Ministrit të Brendshëm nuk nënkupton komentimin e vendimeve gjyqësore. Unë besoj se ju si përfaqësues të mediave gjithashtu do të përmbaheni nga presionet dhe komentet mbi punën e Gjykatës. Megjithatë Gjykata punon vetëm në bazë të provave dhe Ligjit”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ministrja Jankullovska gjatë gjithë procesit Monstra ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të prezumimit të pafajësisë, dhe shpalljes fajtorë të dyshuarit që në momentin e arrestimit. Ndryshe nga sot, më 1 maj të 2012 Jankullovska nuk ngurroi të merr rolin e Gjykatës, duke thënë se policia ka kapur autorët e vrasjes së pesëfishtë.

“Ministria e Punëve të Brendshme zbuloi kryerësit e vrasjes makabre tek Liqeni i Smillkovës. Bëhet fjalë për grup personash nga Shkupi”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme (01.05.2012).

Ndryshe, Ministrja e Brendshme Jankullovska shoqërohej sot nga Prokurorja përgjegjëse në rastin Monstra, Gordana Geshkovska, gjatë një aktiviteti që nuk kishte të bënte fare me Prokurorinë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close