Të rinjtë italianë, tubim kundër gjakmarrjes në Shqipëri (Video)

Dhjetëra të rinj italianë kanë përshkruar sot në këmbë pjesën e konsideruar si vatra e gjakmarrjes në Shqipëri, nga Bajram Curri drejt kryeqytetit.

Të rinjtë e vendit fqinj kanë tubuar kundra gjakmarrjes, nën moton “Të ndryshosh, mundesh”. Ata kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për firmosjen e peticionit pro paqes, ndërsa kanë deklaruar se shqiptarët duhet të dialogojnë për çdo problem, duke gjetur rrugën e pajtimit për të shmangur vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Hetimi i gjakmarrjes ka gjetur përkrahje edhe nga iniciativat shtetërore, ku së fundmi është ngritur task-forca nga kryeprokurori Adriatik Llalla për të hetuar çdo person që kërcënon në emër të gjakut. Megjithatë, ky fenomen vazhdon ende të jetë i pranishëm dhe viktimizues në shoqërinë tonë. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button