Suarez: Kërkoj falje, nuk do të kafshoj më kurrë

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ka reflektuar për ngjarjen që ka ndodhur në ndeshjen me Italinë, ku kafshoi kundërshtarin e tij Kielinin dhe u pezullua për 4 muaj nga aktivitetet sportive.

Sulmuesi u është drejtuar me një letër zyrtare tifozave dhe fansave të tij, transmeton Ora News.

Fillimisht Suarez i ka kërkuar falje lojtarit të Juves dhe më pas gjithë tifozëve. “Pavarësisht debateve që kanë ndodhur këto ditë, unë dua që të them që më vjen keq për rastin në ndeshjen me Italinë si dhe t’i kërkoj falje Kielinit dhe gjithë tifozëve. Ju premtoj se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më”, ka shkruar Suarez.

Luis Suarez u pezullua për katër muaj si dhe u gjobit me një shumë të konsiderueshme parash. Po ashtu, ai nuk do luajë edhe tetë ndeshje me kombëtaren e Uruguait.

Lajme të ngjashme

Back to top button