Stupcat gati për projektin e radhës

Grupi i humorit ‘Stupcat’ në bashkëpunim me Digitalb do të sjellin së shpejti serialin më të ri komik vendor.

Ata tashmë gjenden në xhirimet e episodit të katërt. Lajmin e ka bërë të njohur Vedat Bajrami përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Instagram”.

‘Filluan xhirimet e Telefilmit Episodi 4’, ka shkruar aktori në “Instagram”. E, kjo ka zgjuar menjëherë reagimin e fansave, të cilët duket se mezi po presin të fillojë transmetimi i kësaj krijimtarie artistike, që padyshim do të jetë një nga serialet komike më të mira në vend, nëse i shtojmë edhe faktin se është thelluar bashkëpunim i aktorëve më të mirë shqiptar, në të dy anët e kufirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button