Orav: Harmonizimi i statistikës është kusht për politika më të mira

Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) i afrohet standardeve evropiane, po shndërrohet në institucion të lartë profesional, i cili mund të përgjigjet në të gjitha sfidat.

Kjo është vlerësuar në konferencën e sotme përfundimtare me rastin e projektit dyvjeçar për përforcimin e kapaciteteve të ESHS. Projekti i mbështetur me 1,2 milionë euro, filloi në gusht të vitit 2012, ndërsa zyrtarisht do të përfundojë muajin e ardhshëm.

Përfshin katër komponentë – avancim të llogarive nacionale dhe të statistikave sektoriale, ndërtim i kapaciteteve dhe grumbullim elektronik të të dhënave. Qëllimi ishte përmirësimi i cilësisë, qasja dhe krahasimi i të dhënave statistkore si bazë për krijimin e politikave cilësore shoqërore.

Siç theksoi eroambasadori Aivo Orav, harmonizimi i statistikës është kyç, sidomos në kërkimin që të jenë pjesë e BE-së. “Statistika zyrtare siguron të dhëna mbi bazë të të cilave krijohen, politikat e jashtme, por edhe të brendshme sociale dhe politikat ekonomike, të mira për shoqërinë.

Nga ky këndvështrim edhe rëndësia e saj për zhvillim të të gjitha shoqërive ne orientim tregtar”, theksoi Orav. Në projektin për përforcimin e kapaciteteve të ESHS kanë marrë pjesë ekspertë nga Çekia, Danimarka, Gjermania, Sllovakia, Bullgaria dhe nga Franca.

Lajme të ngjashme

Back to top button