Parajsë për bakteriet: 7 vendet më të fëlliqura në shtëpinë tuaj

Bakteriet janë të pranishme në shtëpitë tona, por ndonjëherë ata shfaqen nëpër vendet ku më pak i presim, ose në ato vende për të cilat mendojmë se janë shumë të pastra.

Biologu Kelly Reynolds i Kolegjit Zakerman, Tucson, shpjegon se ku duhet të fokusoni energjinë tuaj për pastrim, bile edhe duke përdorur mjete për dezinfektim.

1. Sfungjeri për larjen e pjatave

Sfungjerët dhe fshirëset e enëve rregullisht tregojnë rezultate positive në testet për bakteret e tilla si salmonella, esheria koli dhe stafilokoket. Për të zvogëluar praninë e tyre, është mirë që pas përdorimit të pastrohen me ujë të nxehtë, dhe t’i leni të thahen ato.

Më së miri është që sfungjeri I enëve te ndërrohet çdo dy jave, ndërsa sipërfaqet e punës të dezinfektohen rregullisht.

2. Furça e dhëmbëve

Çdo ditë ne lëmë bakteret nga goja ne furçën e dhëmbëve.  Është mire që një herë në javë të lahet me ujë të nxehtë dhe të ndërrohet çdo tre muaj, si dhe pas gripeve.

3. Lavamani në kuzhinë

Në lavaman zakonisht ka më shumë se 500.000 baktere – dhjetë herë më shumë se sa mesatarja e baktereve ne tualet, thotë prof. Reynolds. Është e preferueshme që lavamani të lahet dy herë ne javë me furçë, dhe doemos me pastrues antibakterial.

4. Telekomandat dhe tastierat

Telekomandat dhe tastierat e kompjuterëve janë ndër objektet më të ndotura në shtëpinë tuaj. Arsyeja për këtë është se njerëzit shpesh hanë diçka përderisa shikojnë televizor apo punojnë në kompjuter. Të gjitha pajisjet e tilla duhet të pastrohen rregullisht me leckë të lagur me dezinfektues.

5. Qilimi    

Qilimi në dhomën e ndejës ka shume baktere. Në të mund të gjenden qeliza të lëkurës, mbetje të ushqimeve, si dhe qime nga ju dhe kafshët. Është e dobishme të pastrohet një herë në javë me fshesë elektrike, dhe më pas qilimi të pastrohet me dezinfektues për tekstil.

6. Peshqiri në banjo

Nëse peshqiri qëndron i lagur për 20 ose më tepër minuta, bakteret fillojnë të shumohen. Është mirë të përdoren instalues për peshqir që janë në mënyre horizontale sepse në atë mënyre më lehtë thahen.

7. Çanta e gruas, çanta e shpinës dhe portfolio

Këto objekte vijnë shumë shpesh në kontakt me bakteret sepse shpesh I lëmë nëpër vende të fëlliqura. Çantat e shpinës dhe të dorës shpesh përfundojnë nëpër dysheme të fëlliqura, ulëse autobusi, ose në ndonjë vend tjetër. Portfolio nëse nuk është prej lëkure, atëherë mund të lahet në lavatriçen e rrobave. E njëjta vlen edhe për objektet e tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button