fbpx

Rosberg sundoi në Britani

Nico Rosberg triumfon në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e Madhe. Piloti gjerman i Mercedes GP ka lënë pas tij pilotin e Red Bull Mark Webber dhe atë të Ferrarit Fernando Alonso.
Vendi i katërt për britanikun Lewis Hamilton, i cili pasohet nga finlandezi Kimi Raikkonen, ndërsa Felipe Massa e përfundoi garën i gjashti.

Kampioni i botës Sebastian Vettel ishte në kryesim të garës deri në xhiron e 42, 10 xhiro para fundit, kur pas një problemi me marsha u detyrua ta braktisë atë.
Kjo garë do të mbahet mend edhe për shpërthimin e shumë gomave, pasi shumë pilotë u detyruan të braktisin garën pikërisht prej këtij problemi.

Pas kësaj gare ka ndryshime edhe në rënditjen e përgjithshme për pilotë. 
1. Sebastian VETTEL Red Bull 132
2. Fernando ALONSO Ferrari 114
3. Kimi RAIKKONEN Lotus 98
4. Lewis HAMILTON Mercedes 89
5. Mark WEBBER Red Bull 87
6. Nico ROSBERG Mercedes 82

Lajme të ngjashme

Back to top button