Neymar: Dua të fitoj Botërorin, asgjë tjetër

Për sulmuesin e Brazilit, Neymar triumfi në Botëror vlen më shumë se çdo gjë, shumë më tepër se vendosja e Këpucës së Artë në vitrinë.

“Nuk dua të jem lojtari më i mirë apo golashënuesi më i mirë i këtij Botërori. Gjithçka që dëshiroj është Kupa e Botës. Kam ëndërruar gjithmonë për të dhe pak rëndësi ka se si arrijmë deri aty. E dua këtë trofe më shumë se çdo gjë. Dua të jap ndihmën time për skuadrën, duke shpresuar se kjo ëndërr do të mbyllet me Brazilin kampion”.

Talenti i Barçës pohoi se pavarësisht shpërthimit emocional, ai nuk ndjeu asnjë lloj presioni gjatë ndeshjes me Kilin.

“Kam luajtur i qetë dhe pa frikë. Kur ndjen frikë, atëherë dëshira për të fituar të largohet. E dinim që do të luanim përballë një skuadre të madhe, por ne ishim të vendosur për të shkuar në çerekfinale”, tha Neymar./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button