Programi që zbulon sëmundjet nëpërmjet fotografive

Të gjithë e dimë që pikturat dhe fotografitë mund të tregojnë me mijëra fjalë. Por, ato tashmë mund të tregojnë shumë më shumë se kaq. Ato mund të diagnostikojnë edhe sëmundjet gjenetike.

Shpesh është e vështirë për të diagnostikuar sëmundjet pa ndonjë shpenzim të shtrenjtë ose një supozim të rastit në bazë të tipareve të fytyrës dhe simptomave.

Një program kompjuteri i dizajnuar nga Christofer Nellaker dhe Andrew Zisserman dhe kolegji i tyre në universitetin e “Oksfordit”, ka në plan që të bëjë diagnoza më të mira. Programi i tyre më i ri në kompjuter mund të detektojë deri në 90 çrregullime dhe bën diagnoza korrekte deri në 30 herë më shumë se sa diagnozat që janë bërë nga mundësi të zakonshme duke përdorur vetëm një fotografi të pacientit.

Nuk është ende në gjendje perfekte, por shkencëtarët kanë bërë teste me pacientë të cilët vuajnë nga 8 sëmundje të ndryshme dhe kanë marrë diagnozën e duhur 93 për qind. Ata kanë shpresë se programi do të jetë i përdorshëm në regjionet e botës ku testet gjenetike nuk janë të disponueshme./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button