Marketet e mëdha përgatiten për rritjen e çmimeve të produkteve

Çmime të reja të produkteve të ndryshme përgatiten nëpër marketet e mëdha në vend, nëpër dyqane dhe në të gjitha pikat e shitjes me shumicë.

Rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme duket se do të ndodhë shpejt pas shtrenjtimit të rrymës, derivateve të naftës, akcizës së cigareve dhe rritjes së çmimit të bukës. Në shumë shitore shitësit kanë rezerva në shitjen e mallrave për të cilët kanë njohuri se së shpejti do të shtrenjtohen.

“Mbesim edhe pas orarit të punës për të bërë ndërrime të çmimeve të produkteve. Shumë çmime do të ndryshohen. Kjo është vetëm fillimi. Deri ën fund të muajit nuk besoj se do të mbetet produkt pa u shtrenjtuar”, thotë një shitëse e një marketi të njohur në Shkup”.

Arsyet e shtrenjtimeve të produkteve ushqimore, sipas  tregtarëve me shumicë dhe pakicë, janë shtrenjtimi i rrymës dhe i derivateve të naftës.

Shumë kompani përgatisin çmime më të larta të prodhimeve të tyre për shkak të ngritjes së harxhimeve si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Entit Shtetërorë për Statistikë, paga minimale n Maqedoni gjatë muajit prill ka qenë 21 mijë denarë.

Ekspertët kanë shprehur shqetësimin e tyre se rritja e çmimeve do të ndikojë drejtë për drejtë standardin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve në vend ku 30 për qind e popullatës janë të varfër dhe 28 për qind janë të papunë. Ata konsiderojnë se rritja e çmimeve është e papërballueshme edhe për ata që kanë një rrogë mesatare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button