Turqi, Erdogan kandidon për president, sondazhet e nxjerrin fitues

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mund të kandidojë për president në zgjedhjet që do zhvillohen pas rreth gjashtë javësh. Partia e tij, AKP, e ka shpallur atë si kandidatin zyrtar për zgjedhjet e 10 gushtit.

Sipas një sondazhi të Genar, Erdogan do i fitonte me lehtësi zgjedhjet dhe do bëhej president që në raundin e parë. Përballë tij do jetë diplomati dhe historiani Ekmeleddin Ihsanoglu, që u kandidua nga opozita të dielën. Sondazhet i japin atij vetëm 35.8 përqind.

Pas tre mandateve si kryeministër, Erdogan nuk mund të kandidonte sërish për këtë post. Por zgjedhja si president do mundësonte që ai të jetë sërish në krye të vendit. Presidenti aktual, Abdullah Gul ka deklaruar se nuk do kandidojë më, duke i hapur rrugën Erdogan./ SotNews/

Lajme të ngjashme

Back to top button