fbpx

LSDM debaton për strategjinë e veprimit si opozitë jashtë Parlamentit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në Veles ka iniciuar debatin brenda partiak rreth strategjisë për veprim të LSDM-së si opozitë jashtë-institucionale.

Në organizatën komunale në Veles janë shkëmbyer mendime rreth konceptit për krijim të sistemit dhe vendosje të institucioneve opozitare. Në takim, kryetari Zaev ka informuar për pesë kërkesat kyçe të LSDM-së, të kumtuara në opinion për tejkalim të krizës politike në shtet.

Zaev ka përmendur kërkesat për formim të qeverisë teknike që do të garantonte organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të lira, ndarje të partisë nga shteti, rregullim të mediumeve dhe përfaqësim të drejtë të opozitës në RTVM dhe mediumet tjera, precizim të qartë të Listës Zgjedhore dhe ligjet e zgjedhjeve si dhe zbatimin e regjistrimit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close