Sa fiton Beyonce?

Sikur të mos mjaftonte kurora e celebritetit më të pasur për këtë vit, ajo është edhe pjesë e çiftit më potent.

Kot nuk e quajnë “Queen B”. Po, sepse Beyonce është shpallur celebriteti më i fuqishëm në botë nga revista e famshme “Forbes”. Këngëtarja 32-vjeçare ka mundur të lërë prapa personazhe si LeBron James (72 milionë), Dr Dre, apo edhe Oprah Winfrey (82 milionë). Sipas Forbes, gruaja e Jay-Z ka përfituar një shumë të majme sidomos nga “Mrs. Carter Show World Tour 2014” me një mesatare prej 2.4 milionë dollarësh përfitim, për secilën prej 95 stacioneve ku ka kënduar. Në total, pasuria e saj vjetore (nga 1 qershor 2013 në 1 qershor 2014) llogratitet në rreth 115 milionë dollarë.

Sikur të mos mjaftonte kurora e celebritetit më të pasur për këtë vit, ajo është edhe pjesë e çiftit më potent. Megjithëse Beyonce mund të renditet më lartë (për nga pasuria personale) sesa i shoqi Jay-Z, të dy bashkë janë mbreti dhe mbretëresha e kulturës së “pop”-it. Jay-Z renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit të përgjithshëm me përfitim prej 60 milionë dollarësh, sidomos si pasojë e albumit të tij të fundit “Magna Carta”, plus edhe biznese të tjera jo muzikore.

Lajme të ngjashme

Back to top button